TIRANE, 31 tetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës në pjesën jugore dhe lindore të vendit, me aktivitet në pjesën e parë të ditës. Përgjatë orëve të pasdites reshjet do të humbin intensitetin dhe mbeten të izoluara në pjesën veriore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug, me shpejtësi 1-12 m/sek, valëzimi në det parashikohet i forcës 3-3 me lartësi vale 1,2 – 2,5 metra.
Temperaturat parashikohen me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 13/22 diell shi |
| Kukës | 12/22 re shi |
| Lezhë | 13/22 re shi |
| Dibër | 10/20 re shi |
| Durrës | 12/24 re shi |
| Tiranë | 13/24 diell shi |
| Elbasan | 12/19 re shi |
| Berat | 14/22 re shi |
| Vlorë | 15/23 re shi |
| Korcë | 7/16 re diell |
| Gjirokastër | 14/24 re shi |
| Sarandë | 13/23 re shi |
/e.malaj/ /a.g/











