Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 25 shtator 2024

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore në një situatë pasfrontale.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura me këto të fundit më tepër prezente në pjesën e parë të ditës. Deri në orët e mesditës në një pjesë të madhe të territorit reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit. Në zonën e veriperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës reshje shiu të izoluara dhe të dobta kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/25 Re shi diell
Kukës 9/26 Re shi diell
Lezhë 17/25 Re shi diell
Dibër 14/25 Re shi diell
Durrës 16/25 Re shi diell
Tiranë 19/26 Re shi diell
Elbasan 17/27 Re shi diell
Berat 18/27 Re shi diell
Vlorë 18/26 Re shi diell
Korçë 10/22 Re shi diell
Gjirokastër 13/28 Re shi diell
Sarandë 19/27 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Aksion pastrimi në plazhin e Divjakës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25 SHTATOR 2024