Ballina Flash

Barazim pa gola në derbin e kryeqytetit

TIRANE, 21 shtator/ATSH/ Partizani dhe Tirana barazuan në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

Të dyja skuadrat luajtën në mbrojtje, duke bërë që ndeshja të kalonte pa shumë raste dhe duke rezultuar në barazim.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.

Më herët lojtarët e Tiranës bënë homazhe në nderim te ish-deputetit Gerti Bogdani tifoz i tyre që ndërroi jetë në moshë të re.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Interpretim bashkëkohor i jashtëzakonshëm i “Liqenit të Mjellmave”
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel, 22 shtator 2024