Ballina Aktualitet

KPK shkarkon prokurorin e Lezhës, Sabri Kastrati

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Sabri Kastratin, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu relatore dhe Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Hungarisë dhe Republikës Çeke
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Gjysma e infrastrukturës energjetike të shkatërruar në Ukrainë