Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e martë, 30 tetor 2018

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu në orët e paradites me intensitet të ulët. Në mesditë reshjet do të fitojnë intensitet të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike në veriperëndim, perëndim e jugperëndim të vendit. Përgjatë orëve të pasdites reshjet me intensitet të lartë do të jenë prezente në jug, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të humbin intensitetin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug, me shpejtësi 2-30 m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre. Gradualisht pasdite e në mbrëmje era do të dobësohet.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë, me lartësi vale 2.6-4.0 metra.

Temperaturat parashikohen me rënie, kryesisht në mesditë për shkak të reshjeve:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 17/19 shi rrufe
Kukës 15/18 re shi
Lezhë 17/19  shi rrufe
Dibër 15/16  re shi
Durrës 17/21  shi rrufe
Tiranë 18/20  shi rrufe
Elbasan 15/19  shi rrufe
Berat 14/21 re shi
Vlorë 18/19  shi rrufe
Korcë 13/16 re shi
Gjirokastër 17/19  shi rrufe
Sarandë 18/19 re shi

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOTAWA  – Një kanadeze ribashkohet me të birin 31 vite pas rrëmbimit të tij
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30.10.2018