NJU DELHI (Indi) – Kryeministri italian, Giuseppe Conte në vizitë zyrtare.
STAMBOLL (Turqi) – Prokurori saudit do të shkojë në Turqi pas vrasjes së Khashoggi.
OSWIECIM (Poloni) – Ekspozita e pikturave të artistit hebre franko-polak, David Olere, ish-i burgosur i kampit nazist gjerman në Auschwitz-Birkenau. Ekspozita zhvillohet në muzeun e kampit.
OSLO (Norvegji) – Kryeministrja britanike, Theresa May do të mbajë një fjalim me rastin e Këshillit Nordik dhe ku pritet të takohet me homologen norvegjeze Erna Solberg.
PITTSBURGH (SHBA) – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja Melania do të vizitojnë Pitsburg për të shprehur solidaritetin e tyre pas sulmit në një sinagogë ku mbetën të vrarë të shtunën 11 persona./ /v.b/























