TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – “Pavarësia e organeve të barazisë, ka një rëndësi të madhe. Pa pavarësi nga kontrolli politik, pa pavarësi buxhetore, organet e barazisë e kanë të vështirë të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të luftojnë diskriminimin”, – deklaroi sot Kryetari i Prezencës së OSBE në Tiranë, ambasadori Bernd Borchardt, në konferencën e organeve të barazisë në Europën Juglindore 2018.
Pavarësia, u shpreh ai, “nënkupton aftësinë e organit të barazisë që të identifikojë prioritetet e veta dhe të advokojë çështjet që i gjykon të përshtatshme, të japë rekomandime bazuar në analizat, vlerësimet dhe vendimet e tij, si edhe të vendosë lirisht se si të përdorë buxhetin e vet, me qëllim që të përmbushë rolin dhe funksionin e tij me efikasitet. Pavarësia e vërtetë iu mundëson organeve të barazisë që të jenë protagonistë të ndryshimit”.
“Jemi mbledhur të gjithë këto sot për një qëllim të përbashkët: të bashkojmë forcat për barazi. Në këtë rrafsh, ne do të jemi në pozita më të favorshme për të realizuar ndryshimet e nevojshme që garantojnë, mbrojtjen më të mirë të anëtarëve më të cenueshëm të shoqërisë sonë, mbrojtjen nga institucione adekuate dhe funksionale të personave më të cenueshëm të cilët diskriminohen”, – theksoi Borchardt.
/gj.mima/ /a.g/

























