Ballina Flash

KFOR-i takohet me kreun e Listës Serbe

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Zëvendëskomandanti i KFOR-it gjeneral brigade Federico Bernacca, priti sot në takim një delegacion të Listës Serbe, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se gjenerali Bernacca dëgjoi shqetësimet e shprehura nga Lista Serbe dhe kryetari i saj Zlatan Elek.

Bernacca theksoi se KFOR-i ka prani të dukshme ë mbarë Kosovën dhe është i përgatitur për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë.

Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në Kosovë./Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHISTORI – Çfarë ndodhi me princeshën Diana pas divorcit?
Artikulli tjetërShkolla e Picarit në Vorë, do të hapë dyert në 9 shtator për 1700 nxënës