Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 25 gusht

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave të male në orët e pasdites priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadranti i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpjetësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria U-15 mposht me rezultatin 2-0 në miqësore Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/8/2024