Ballina Aktualitet

Vengu: Forcat Speciale, stërvitje e përbashkët me trupat amerikane


TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”,  me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.

“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri.

Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.
Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar si dhe u testua dhënia e ndihmës së shpejtë në fushën e luftimit./m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransporti i mbetjeve në Kinë dhe Tajlandë, MIE dhe MTM: Presim rezultatet e hetimeve
Artikulli tjetërDenaj: 151 subjekte të certifikuara të bujqësisë organike, potencial për më shumë