Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/8/2024

FILADELFIA (SHBA) – Fillimi i planifikuar i turneut elektoral të Kamala Harris në shtetet kryesore.

HIROSHIMA (Japoni) – 79-vjetori i bombardimit atomik amerikan.

KOPENHAGEN (Danimarkë) – Gjyqi i sulmuesit të dyshuar të kryeministres daneze, Mette Frederiksen.

MOSKË (Rusi) – Verdikti i mundshëm në gjyqin e blogerit ushtarak Andrei Kurshin.

TOUSON (SHBA) – Dyqani i parë i unionizuar i ”Apple” në Amerikë voton mbi marrëveshjen e punës.

NJU JORK – Seancat hetimore të Bordit të Sigurisë së Transportit të SHBA (NTSB) në lidhje me incidentin e fluturimit të Alaska Airlines në janar 2024.

TUNIS (Tunizi) – Dita e fundit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjet presidenciale të 6 tetorit.

LA PAZ (Bolivi) – Presidenti Luis Arce mban një fjalim në Kongres me rastin e Ditës së Pavarësisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 6 gusht
Artikulli tjetërFOKUS – SHBA këmbëngul për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme