Ballina Bota

PARIS2024 – Sena ende e papastër shtyn garat

PARIS, 30 korrik /ATSH-DPA/ – Treatloni apo tregarëshi për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit është shtyrë për nesër për shkak se lumi Sena nuk konsiderohet ende mjaft e pastër për not.

Ngjarja fillimisht ishte planifikuar për sot, por tani është planifikuar për të nesërmen në orën 10:45, pas garës së femrave në orën 08:00.

Nëse cilësia e ujit nuk është përmirësuar ende, ngjarjet mund të zhvendosen për të premten.

Mundësia e fundit është të eliminohet pjesa e notit dhe të bëhet një duathlon apo dygarësh në çiklizëm dhe vrapim.

Ngjarjet e notit në ujë të hapur në Seine janë planifikuar gjithashtu për javën e ardhshme.

Franca ka bërë përpjekje të mëdha gjatë viteve për të përmirësuar cilësinë e ujit të Senës, duke investuar rreth 1,4 miliardë euro (1,5 miliardë dollarë) në vitet e fundit për të organizuar ngjarje olimpike.

Testet ditore vërtetuan se ishte e sigurt të notosh pak para fillimit të Lojërave, me kryebashkiakun e Parisit Anne Hidalgo, Ministren e Sporteve Amélie Oudéa-Castéra dhe kreun e komitetit organizativ Tony Estanguet që po përpiqen të rrisin besimin.

Por, shiu i dendur që shkatërroi edhe ceremoninë e hapjes të së premtes bëri që nivelet e baktereve ose Escherichia coli, të rriteshin përsëri, duke detyruar anulimin e praktikës së notit të dielën dhe të hënën./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Evropën dhe SHBA-në
Artikulli tjetërBritania e Madhe, 1 mln sterlina për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit