Ballina Flash

Motivet e pasura në portat e Rehovës

TIRANË, 30 korrik/ATSH/Në fshatin piktoresk të Rehovës, përveç arkitekturës së veçantë të shtëpive, karakteristike janë edhe portat e gdhendura me mjeshtëri nga artizanë të talentuar. Ato pasqyrojnë një harmoni perfekte midis artit dhe funksionalitetit.

Në një pjesë të madhe të tyre, shtëpitë e Rehovës ruajnë karakteristikat e punimit nga mjeshtrat rehovarë si dhe kohën kur janë ndërtuar, që daton në fillimet e shekullit XX.

Çdo motiv dhe ornament mbart një histori dhe simbolikë të veçantë, duke na rikujtuar rëndësinë e Trashëgimisë sonë Kulturore.

Fshati i Rehovës ka një potencial të madh për të zhvilluar agroturizmin. Fshati që dikur shquhej për zanatçinjtë e tij, si mjeshtra gurgdhendës tashmë vlerësohet për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVarret Monumentale të Selcës, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetërFOKUS – Pistorius në vizitë disaditore në Indo-Paqësor