HONOLULU, 30 korrik /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka mbërritur në shtetin amerikan të Hawaii për të nisur vizitën e tij disaditore në rajonin Indo-Paqësor.
Pistorius dhe delegacioni i tij mbërritën në Honolulu, ku marina gjermane po merr pjesë në manovrat ushtarake detare “Rim of the Pacific” (RIMPAC) të udhëhequra nga SHBA-ja.
Në vitin 2020, Kabineti Gjerman vendosi udhëzime për politikën e vendit në Indo-Paqësorin, duke theksuar rëndësinë e tij qendrore për ekonominë globale dhe gjermane dhe duke përshkruar rreziqet që lidhen me to.
Gjermania synon të rrisë bashkëpunimin e saj me partnerët politikë në rajon, veçanërisht për shkak të shqetësimeve nga shtetet më të vogla për dominimin e Kinës.
Mnovra RIMPAC, e cila zhvillohet çdo dy vjet nën udhëheqjen e SHBA-së, përfshin 29 vende, duke përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe, si dhe rreth 40 anije, aeroplanë dhe helikopterë.
Gjermania merr pjesë për herë të parë me një fregatë dhe me një anije furnizimi të grupit të operacioneve. //a.i/





















