Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 16 korrik

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/41 Diell
Kukës 20/40 Diell re
Lezhë 25/41 Diell
Dibër 20/39 Diell re
Durrës 24/39 Diell
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 25/42 Diell
Berat 22/42 Diell re
Vlorë 24/39 Diell
Korçë 21/37 Diell re
Gjirokastër 21/42 Diell re
Sarandë 24/39 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaportimet e institucioneve të drejtësisë, vijojnë debatet në Kuvend
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/7/2024