Ballina Flash

Finalizohen 3 operacione antikanabis në Fier, Lezhë e Shkodër

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit goditi 3 raste të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në Shkodër, Lezhë dhe Fier.

Në Fier, policia ka arrestuar shtetasi K. L., 28 vjeç, banues në fshatin Levan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier i gjetën sasi lënde të dyshuar kanabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet bimë narkotike e mbjellë në vazo.  Sipas Policisë, lënda narkotike dhe bima narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Në Shkodër, në kuadër të operacionit policor “Territor i pastër” u gjetën dhe u asgjësuan  1679 bimë kanabisi. Policia identifikoi 2 prej autorëve të këtyre rasteve, duke arrestuar njërin prej tyre dhe vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.

Policia e Lezhës goditi 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, në Kurbin u kapën në flagrancë dhe u vendosën në pranga 2 shtetas të cilët janë identifikuar gjatë hetimeve, si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – FMN i ofron Ukrainës 2 miliardë euro për të financuar shpenzimet e qeverisë
Artikulli tjetërEkstradohet nga Greqia i shumëkërkuari Laert Haxhiu