Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e premte, 26 tetor 2018

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites, më pas shtim vranësirash mesatare dhe të dendura më të theksuara do të jenë në zonën e jugut dhe veriperëndim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e vona të mbrëmjes do të ketë reshje shiu të dobëta në veriperëndim dhe jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-18 m/sek., erë me rrahje dhe relativisht intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta pranë tyre prej orëve të pasdites. Deti parashikohet i forcës 3-4, me lartësi vale 1,5 – 2,2 metra.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/20 diell re
Kukës 2/19 diell
Lezhë 4/21 diell re
Dibër 2/17 diell
Durrës 7/23 diell
Tiranë 5/24 diell
Elbasan 4/24 diell
Berat 3/25 diell
Vlorë 5/22 diell re
Korcë 2/19 diell
Gjirokastër 2/22 diell re
Sarandë 7/22 diell re

/e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Forca e Ligjit”, Lamallari: U arrestuan grupe që ishin të paprekshme
Artikulli tjetërKE: Shqipëria arritje në të gjitha fushat, bashkëpunim në parlament mes qeverisë e opozitës