Mbyllja e basteve, kundërpërgjigja e duhur ndaj një kanceri social
Mbyllja e basteve, kundërpërgjigja e duhur ndaj një kanceri social“Sot i japim kundërpërgjigjen e duhur aktivitetit të lojërave të fatit, në emër të një shoqërie të prekur seriozisht nga ky fenomen që sjell sëmundje dhe që ka përhapur një kancer social në të gjithë territorin”. Kështu deklaroi sot, kryeministri Edi Rama, pak para votimit në Kuvend të disa ndryshimeve në ligjin “Për lojërat e fatit”, të cilat sanksionojnë mbylljen e pikave të basteve dhe të kazinove nga 1 janari 2019.http://ata.gov.al/2018/10/25/mbyllja-e-basteve-kunderpergjigja-e-duhur-ndaj-nje-kanceri-social/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 25 Tetor 2018
TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ “Sot i japim kundërpërgjigjen e duhur aktivitetit të lojërave të fatit, në emër të një shoqërie të prekur seriozisht nga ky fenomen, që sjell sëmundje dhe që ka përhapur një kancer social në të gjithë territorin”.
Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama, pak para votimit në Kuvend të disa ndryshimeve në ligjin “Për lojërat e fatit”, të cilat sanksionojnë mbylljen e pikave të basteve dhe të kazinove nga 1 janari 2019.
“Vrasje, plagosje, organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone, prodhim e mbajtje pa leje të lëndëve plasëse, trafik ndërkombëtar droge, shfrytëzim prostitucioni… Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen e shoqërisë”, – tha Rama.
Aktiviteti i lojërave të fatit, sipas Kryeministrit Rama, “u transformua në hapësirën e pakufijshme të përfitimit të paligjshëm deri në vitin 2013”.
Rama tha se “është e pavërtetë ajo që u trumbetua me të madhe nga të katër anët se pas zhvillimit të operacionit ‘Fundi i marrëzisë’, marrëzia është zhvilluar ende më”.
Faktet dhe shifrat thonë të kundërtën, tha Kryeministri, duke shtuar se “5 mijë pika të paligjshme, qindra sallone të paligjshme, dhe qindra-miliona euro që lëviznin asokohe jashtë vijës së kanaleve të rregullit dhe ligjit u mbyllën me këtë operacion”. /j.p/










