Ballina Aktualitet

Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar, forcohet bashkëpunimi kundër krimit

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që zhvilloi punimet në Tiranë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me Tom Dowdall, zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, për të konfirmuar angazhimin e përbashkët kundër krimit.

Gjatë takimit u theksua se, bashkëpunimi i shkëlqyer dhe produktiv i Policisë së Shtetit dhe NCA-së në shumë fusha ka dhënë rezultate konkrete. Të dy drejtuesit ranë dakord se, ky bashkëveprim duhet intensifikuar për të shtuar goditjet ndaj krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe zëvendësdrejtori i NCA-së vlerësuan rëndësinë e shkëmbimit të shpejtë të informacionit dhe koordinimit dy e shumëpalësh për të ndërprerë aktivitetin e rrjeteve kriminale, që dëmtojnë sigurinë publike të të dy vendeve.

Delegacioni i NCA-së falënderoi Shqipërinë dhe Policinë e Shtetit për organizimin e Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmat e “Dea Open Air”, në sallën e COD-it
Artikulli tjetërGonxhja: MEKI programe për mbështetjen e të rinjve krijues për përfshihen në tregun rajonal