TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht nga orët e mesditës dhe pjesërisht pasdite. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Prezencë e grimcave të pluhurit afrikan në ajër.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/32 | Diell pak re |
| Kukës | 18/33 | Diell pak re |
| Lezhë | 19/30 | Diell pak re |
| Dibër | 16/32 | Diell pak re |
| Durrës | 19/34 | Diell pak re |
| Tiranë | 19/33 | Diell pak re |
| Elbasan | 18/34 | Diell pak re |
| Berat | 13/35 | Diell pak re |
| Vlorë | 24/35 | Diell pak re |
| Korcë | 20/31 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 16/34 | Diell pak re |
| Sarandë | 21/32 | Diell pak re |























