KAJRO, 2 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi u rizgjodh për një mandat të dytë me 97,08% të votave të vlefshme, rreth 22 milionë vota, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Zgjedhjeve.
“Shkalla pjesëmarrjes ka qenë 41,5%”, theksoi presidenti i Autoritetit, Lachine Ibrahim, në një konferencë shtypi.
Ky i fundit njoftoi fitoren e Sissit. Rreth 25 milionë egjiptianë kanë shprehur votën e tyre. Por, në total, më shumë se 92% e votave kanë qenë të vlefshme./
/ec/























