Ballina Aktualitet

Nikolla: Rritja e eficiencës dhe transparencës, prioritete të Kuvendit

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në  takimin e përfaqësuesve të Kuvendit me Institutin e Studimeve Politike “Kodi i Sjelljes, Transparenca, Llogaridhënia”.

Nikolla në fjalën e saj vlerësoi ISP-në për skrupulozitetin me të cilin monitoron veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë.

“Mbështetja nga Ambasada e SHBA e projektit “Një parlament me integritet: Kodi i Sjelljes, Transparenca dhe Llogaridhënia” është një kontribut për rritjen e eficiencës dhe transparencës, si prioritete të Kuvendit”, u shpreh Nikolla.

“Është momenti që vlerësimet publike për zbatimin e Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së deputetëve të fillojnë të inkorporohen më mirë në veprimtarinë e Kuvendit, të komisioneve të përhershme, grupeve parlamentare dhe deputetëve”, theksoi ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Koha për të ndërtuar projekt të qartë për parandalimin e korrupsionit
Artikulli tjetërMondello fton sipërmarrësit italianë: Mundësi të shumta investimesh në infrastrukturë, energjetikë e turizëm