Ballina Aktualitet

Kuvendi, sot në seancë plenare

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës është mes të tjerash projektligji që i hap rrugën pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit, ndërsa pritet të votohen dhe ngritja e dy komisioneve, ai për dezinformimin dhe kundër korrupsionit.

Kuvendi parashikon të diskutojë 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje.

Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh siç është dhe ajo e miqësisë me Ukrainën.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPerformancë “flash mob” në sheshin Skënderbej
Artikulli tjetërRama: Parada e makinave retro në Gjirokastër, atmosferë fantastike