Ballina Aktualitet

Grupi parlamentar i PS-së diskuton projektligjet për javën e re në Parlament

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi njohu deputetët me çështjet që pritet të diskutohen nëpër komisione dhe të shkojnë më pas në seancën e datës 6 qershor.

Mes projektligjeve që parashikohet të kalojnë në seancë janë ai “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”; projektligj “Për ratifikimin e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”; projektligji “Për gjendjen civile”; shqyrtim i draft Rezolutës për Veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2023 etj.

Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Shqipëria forcoi rolin e grave në siguri, mbrojtje dhe misione paqeruajtëse
Artikulli tjetërMogherini: Kolegji i Evropës në Tiranë, investim për integrimin e vendeve të rajonit