Ballina Flash

Lista Serbe kundër hapjes së urës kryesore në Mitrovicë, kërkon reagimin e BE

PRISHTINË, 30 maj/ATSH/ Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kundërshtuar paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti për hapjen e urës kryesore të qytetit në Mitrovicë, duke thënë se është “i panevojshëm, i papranueshëm dhe synon destabilizim.”

Lista Serbe i bën thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe BE-së që të mos e lejojnë kryeministrin Kurti “në shkaktimin e një krize tjetër”.

“Hapja e urës nuk mund të kryhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, sidomos në Mitrovicë”, thuhet në reagim.

Në të njëjtën kohë, kjo do të ishte një lëvizje tjetër e njëanshme që asnjë serb në veri të Mitrovicës dhe Kosovës nuk do ta mbështeste, kështu “do të nxehte edhe më tej tensionet”, sipas Listës Serbe.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Do të largohen nga rrugët të gjitha mjetet e braktisura
Artikulli tjetërPRAGË – SHBA-ja dhe Republika Çeke bashkëpunim në luftën kundër dezinformimit