Ballina Flash

Sot, Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit. Ndërsa komuniteti global është thirrur të rishqyrtojë marrëdhëniet tona me botën natyrore, një gjë është e sigurt: pavarësisht nga të gjitha përparimet tona teknologjike, ne jemi plotësisht të varur nga ekosistemet e shëndetshme për ujin, ushqimin, ilaçet, rrobat, karburantin, strehimin, energjinë e shumë të tjera.

Në faqen online të Kombeve të Bashkuara shkruhet: “Kur biodiversiteti ka një problem edhe njerëzimi ka një problem”.

Në dhjetor 2022, Kombet e Bashkuara ranë dakord për një plan global për të transformuar marrëdhëniet tona me natyrën. Miratimi i Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal, i njohur gjithashtu si Plani i Biodiversitetit, vendos synime dhe masa konkrete për të ndaluar dhe rikthyer humbjet e natyrës deri në vitin 2050.

Këtë vit, tema e Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik është “Bëhu pjesë e Planit”. Kjo është një thirrje për veprim për të inkurajuar qeveritë, popujt indigjenë dhe komunitetet lokale, organizatat joqeveritare, ligjvënësit, bizneset dhe individët që të nxjerrin në pah mënyrat në të cilat ata po mbështesin zbatimin e Planit të Biodiversitetit. Gjithkush ka një rol për të luajtur dhe për këtë arsye mund të jetë “Pjesë e Planit”. Ky është mesazhi kryesor nga Konventa për Diversitetin Biologjik (CBD), instrumenti kryesor ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/5/2024
Artikulli tjetërParku Kombëtar i Tiranës ndër destinacionet më relaksuese të kryeqytetit