Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/5/2024

BOTË – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

WENCHANG (Kinë) – Mision i sondës hënore ”Chang’e-6”.

HALLE (Gjermani) – Seanca dëgjimore në gjyqin e Bjorn Hocke, liderit të ekstremit të djathtë të AfD në Thuringia, për përdorimin e një slogani nazist.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë e fitueses së çmimit Nobel për Paqe 2003, iranianes Shirin Ebadi, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

OTAVA (Kanada) – Publikimi i raportit paraprak të hetimit publik për ndërhyrjen e huaj.

GOMA (Kongo) – Vendimi pritet në gjyqin e 11 ushtarëve kongolezë që rrezikojnë dënimin me vdekje për DEZERTIM.

BRAZILIA (Brazil) – Vizitë e kryeministrit japonez Fumio Kishida.

MIAMI GARDENS (SHBA) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Miamit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte, 3 maj 2024
Artikulli tjetër“Beaux Arts”: Ish-vila e diktatorit Hoxha shndërrohet në rezidencë artistësh