Ballina Bota

KINEMA – Depardieu vendoset në paraburgim

PARIS, 29 prill /ATSH-ANSA/ – Aktori francez Gérard Depardieu është thirrur mëngjesin e sotëm në një komisariat policie dhe është mbajtur në paraburgim, në lidhje me akuzat për dhunë seksuale ndaj dy grave.

Në paraburgim, aktori, i cili është 75 vjeç do të merret në pyetje për dy çështjet.

Faqja investigative, Mediapart zbuloi më parë dëshmitë e 13 grave që akuzojnë aktorin simbol të kinemasë franceze për abuzim dhe dhunë të karakterit seksual.

Por, ai refuzon gjithçka.

Depardieu është tashmë i hetuar që nga viti i kaluar për përdhunim dhe sulm seksual dhe këto dëshmi të reja, të cilat do të kishin të bënin me abuzimet e kryera mes viteve 2004 dhe 2022, gjatë xhirimeve të 11 filmave ose serialeve televizive, janë shtuar tashmë në një dosje gjyqësore shumë komplekse./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi mbledh grupin e PS-së, diskutohet axhenda e Kuvendit
Artikulli tjetërSPANJË – Sanchez: Do të vazhdoj drejtimin e qeverisë