Ballina Bota

BERLIN – Navalnaya: Putini mund të përdorë armë bërthamore

BERLIN, 21 prill /ATSH-ANSA/ – E veja në mërgim e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksei Navalny, Julia Navalnaya, tha në një intervistë se “askush nuk e di se çfarë të presë nga presidenti rus Vladimir Putin dhe paralajmëroi se lideri i Kremlinit mund të përdorë armë bërthamore”.

“Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij. Ai ndoshta do ta bënte”, tha Navalnaya kur u pyet nëse mendonte se Putin do të refuzonte të përdorte armë bërthamore.

”Unë do të vazhdoj punën e Alexei Navalny. Vazhdoni të luftoni për vendin tonë. Qëndroni pranë meje. Të ndajmë jo vetëm zinë dhe dhimbjen e pakufishme që na mbështjell, por edhe zemërimin tonë. Zemërim ndaj atyre që guxuan të vrasin të ardhmen tonë”, shtoi ajo.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStrategjia Kombëtare e Rinisë, Muzhaqi aktivitete në Sarandë
Artikulli tjetërDështon nisma për largimin e kryetarëve në veri