Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/4/2024

BOTË – Dita Ndërkombëtare e Tokës.

OKB – Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

MANILA (Filipine) – Manovra vjetore të përbashkëta ushtarake “Balikatan” midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Filipineve.

HAGË (Holandë) – Seancat publike të GJND-së në rastin Azerbajxhan/Armeninë për shkelje të traktatit të OKB-së për diskriminimin racor.

PARIS (Francë) – Gjyqi i apelit për sulmin në Nice, i cili shkaktoi 86 të vdekur më 14 korrik 2016 në ”Promenade des Anglais”.

KIEV (Ukrainë) – Forum mbi situatën demografike në Ukrainë.

LUKSEMBURG – Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së.

ROTERDAM (Holandë) – Kongresi i 26-të Botëror i Energjisë.

STRASBURG (Francë) – Sesion plenar i Parlamentit Evropian.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Projektligji britanik për dëbimin e emigrantëve në Ruandë kthehet në Dhomën e Komuneve.

GJENEVË (Zvicër) – Situata shëndetësore në Gaza nga këndvështrimi i një raportuesi special të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

MIAMI (SHBA) – Dënimi i stilistes kolumbiane Nancy Gonzalez për kontrabandë me mallra lëkure të bëra nga lëkurat e kafshëve të mbrojtura.

IZRAEL – Pashka hebraike.

BAGDAD (Irak) – Presidenti turk Recep Tajip Erdogan viziton Irakun.

ABUXHA (Nigeri) – Samiti afrikan për luftën kundër terrorizmit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 22 prill
Artikulli tjetërMedia franceze “Yourtopia”: Riviera Shqiptare – destinacioni parajsë i ngjashëm me Maldivet