Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/4/2018

XHAKARTA (Indonezi) – Gjykata vendos sot për Kiki Muhammad Iqbal, i akuzuar për ideimin e atentatit terrorist në një terminal autobusësh në vitin 2017. Rrezikon 12 vite burg.​

HANOI (Vietnam) – Vizitë e ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi.

PEKIN – Vizitë zyrtare e presidentit zimbabvian, Emmerson Mnangagwa.

PARIS – Protestë kundër nje reforme qeveritare për ”Air France”.

KOPENHAGË – Proces gjyqësor kundër Peter Madsen, i akuzuar për vrasjen e gazetares, Kim Wall në një nëndetëse artizanale në gusht 2017.

BERLIN – Data e fundit për dëbimin nga Gjermania të katër diplomatëve rusë për çështjen Skripal. ​

MOSKË – Vizitë zyrtare e ministrti të Jashtëm bangladeshas, Abul Hassan Mahmood Ali.

UASHINGTON – Pritja tradicionale në Shtëpinë e Bardhë për Vezët e Pashkës nga zonja e parë, Melania Trump.

PALM BEACH – Presidenti Donald Trump kalon fundjavën në Mar-a-Lago.

JERUZALEM – Celebrimi i Pashkëve në Murin e Lotëve.​

GAZA – Mbetet e tensionuar gjendja mes palestinezëve dhe izraelitëve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 2 Prill 2018
Artikulli tjetërKorsitë e reja të biçikletave te liqeni, drejt fundit