Ballina Bota

DANIMARKË – Ndërtesa historike e bursës përfshihet nga flakët

KOPENHAGË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Bursa historike në kryeqytetin danez Kopenhagë është përfshirë nga flakët.

”Maja e kullës së ndërtesës u shemb ndërsa disa rrugë dhe zona përreth ndërtesës u izoluan prej autoriteteve”, theksoi policia e qytetit.

Nga ndërtesa shihej tym i dendur dhe flakë të forta.

Policia e Kopenhagës ka thënë se zona do të qëndrojë e rrethuar për disa kohë.

Shkaku i zjarrit fillimisht ishte i paqartë.

Ndërtesa u përfundua në 1625 dhe është një nga më të vjetrat në Kopenhagë.

Objekti është aktualisht në rinovim dhe është i mbuluar me skela.

Rinovimi kishte për qëllim korrigjimin e ndërhyrjeve të mëparshme të kryera në shekullin xix dhe rikthimin e fasadës së ndërtesës në pamjen e saj origjinale./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMe konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve
Artikulli tjetërBalla në gjimnazin “Dervish Hekali”: Rritje e perimetrit të sigurisë në komunitetet e lagjet ku jetojnë fëmijët