Ballina Ekonomi

BSH do të rishtypë kartëmonedhat e prerjeve 200 lekë dhe 500 lekë

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rishtypjen e  kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 200 lekë dhe 500 lekë.

Sipas BSH-së, vendimi ka qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disavjeçare.

Emetimi i kartëmonedhave ka përfitime të mëdha për individët dhe organizatat financiare, duke përmirësuar sigurinë, lehtësimin e transaksioneve dhe lehtësimin e menaxhimit të financave personale.

Nxjerrja dhe qarkullimi i monedhës kombëtare “lek” është detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Tuneli i Murrizit po vonohet për probleme gjeologjike, për 2 muaj hapim tunelin e Llogorasë
Artikulli tjetërParandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, prezantohet studimi i IDM për Shqipërinë