Ballina Aktualitet

Tedi Dobi emërohet zv.ministër i Drejtësisë

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Tedi Dobi do të jetë zëvendendësministri i ri i Drejtësisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ministri Manja në një postim në rrjetet sociale.

“Nga sot, Tedi Dobi do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/ministër drejtësie!’, shkruan Manja.

Në janar të këtij viti, Dobi nisi eksperiencën e tij 1-vjeçare si këshilltar pranë Kryeministrisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Napoli qyteti italian më miqësor për macet
Artikulli tjetërAlibeaj: Nga amnistia të përfitojnë ata që nuk janë produkt i ndjekjes penale nga SPAK, BKH dhe GJKKO