Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 16 mars

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me kthjellime si dhe vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja e KK, Ambasada gjermane: Shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe rrugën drejt BE
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16 MARS 2024