PËRMET, 14 mars/ATSH/- Dita e Verës është kthyer në traditë të përvitshme edhe në Përmet.
Për të 8️-in vit radhazi ajo festohet në mënyrën më të bukur mes këngëve, lojërave, valleve dhe gatimeve tradicionale të zonës.
Ritualet për festimin e Ditës së Verës kanë filluar që mbrëmjen e djeshme me ndezjen e zjarrit i cili simbolizon dhe përcjelljen e dimrit për ti lënë zyrtarisht vendin pranverës.


































