BEOGRAD, 19 tetor /ATSH-TANJUG/ – Zëvendësasistent Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer deklaroi sot në Beograd se SHBA mbështeste dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për një marrëveshje që do të çonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Në një konferencë shtypi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, zyrtari i lartë amerikan tha se kishin diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për mbështetjen amerikane për rrugën europiane të Serbisë.
”SHBA është e vendosur që Serbia të bëjë përparime dhe të përmbushë objektivin për anëtarësimin në BE”, theksoi Palmer.
”SHBA mbështet dialogun Prishtinë-Beograd për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, shtoi ai./ a.jor.























