Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/3/2024

SHBA – Parapraket e Super të Martës, me praninë e 15 shteteve në zgjedhje.

PEKIN (Kinë) – Sesioni i dytë vjetor i Kongresit XIV Kombëtar të Popullit.

MOSKË (Rusi) – Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov flet në forumin për bashkëpunimin midis Rusisë dhe vendeve myslimane.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp me ”Reporterët pa Kufij” për lëshimin e një pakete satelitore për të informuar popullsinë në Rusi.

PRAGË (Republika Çeke) – Vizita e Presidentit Emmanuel Macron në Republikën Çeke.

PARIS (Francë) – Gjyqi i apelit i ish-udhëheqësit të rebelëve liberianë Kunti Kamara për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit.

PARIS (Francë) – Gjyqi i regjisorit Roman Polanski, i paditur për shpifje nga aktorja britanike Charlotte Lewis, e cila e akuzon atë për abuzim seksual.

UASHINGTON – Inspektorati i Punës i SHBA (NLRB) seancë dëgjimore mbi ankesat e paraqitura nga ish-punonjësit e SpaceX të cilët thonë se u pushuan nga puna për kritikat ndaj Elon Musk.

UASHINGTON – I dërguari i SHBA për Korenë e Veriut Jung Pak flet në fondacionin ”Carnegie” për Paqen Ndërkombëtare./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 5 mars 2024
Artikulli tjetërBERLIN – Baerbock: Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së domosdoshmëri gjeopolitike