Ballina Flash

Shpallen datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit shpalli datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2023-2024.
Sipas vendimit, provimi i Gjuhës shqipe do të jetë më 20 qershor, Matematika më 25 qershor dhe Gjuha e huaj e parë më 28 qershor.
Ndërsa provimi i Gjuhës Amtare (për nxënësit e pakicave kombëtare) do të zhvillohet më 21 qershor.  Nxënësit e pakicave kombëtare vlerësohen në lëndët: Gjuhë Amtare, Gjuhë shqipe, Matematikë dhe sipas dëshirës edhe në një gjuhë të huaj.
Sipas udhëzimit të MAS, procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në rregulloren për zhvillimin e provimeve kombëtare të arsimit bazë në Shqipëri.
Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.
Nxënësit e kalsave të 9-ta të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjushëshe franceze, italiane dhe gjermane japin provim gjuhën përkatëse të seksionit në nivelin gjuhësor A2.
Provimet fillojnë në orën 10:00 dhe çdo provim zgjat 2 orë e 30 minuta.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Interes i lartë i të rinjve, mbi 2 mijë nxënës në programet e Inteligjencës Artificiale
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Singapori vendi më i arsimuar në botë