Ballina Ekonomi

Hapet gara për koncesionin e aeroportit të Kukësit

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për kompaninë e cila do të përzgjidhet për vënien në operim dhe menaxhimin të aeroportit të Kukësit.

Afati për depozitimin e ofertave është i vlefshëm deri në datën 10 dhjetor 2018.

MIE do të mbledhë ofertat e mbërritura pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për të bërë më pas edhe vlerësimin e tyre. Fituesi do të operojë me një kontratë koncesionare të formës BOT.

Vënia në punë e këtij aeroporti është edhe një ndër prioritetet e qeverisë, e cila është angazhuar me projekte konkrete në zhvillimin e infrastrukturës gjithëpëfshirëse të vendit. /e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron: Viza për britanikët pas Brexit ? ”Fake news”
Artikulli tjetërPaketa Antishpifje, së shpejti në diskutim publik