Ballina Kosova

Kosova miraton ligjin për mbrojtjen e integritetit territorial

PRISHTINE, 18 tetor /ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se me të tri ligjet FSK do ta ketë detyrë mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtjen e qytetarëve dhe komuniteteve, si dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare.

Haradinaj në seancën e Kuvendit, siguroi të gjithë qytetarët se do të jenë të sigurt.

“Ju siguroj që në një Kosovë të sigurt të gjithë kanë arsye të ndihen të sigurt edhe komunitetet, kjo është edhe një punë që bëhet për të gjithë qytetarët e vendit, sa i përket funksioneve të FSK-së, që të tria ligjet kanë një detyrë, është mbrojtja e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtja e qytetarëve dhe komuniteteve të Kosovës, mbrojtja ushtarake civile dhe pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare”, tha  Haradinaj.

Fatmir Xhelili tha se PDK përkrah këtë projektligj dhe do ta japin kontributin e tyre në lexim të dytë.

“Më vjen keq që pjesëtarët e listës serbe u larguan nga salla para votimit të projektligjit, por për shkak të korrektësisë lista serbe nuk përfaqëson të gjithë qytetarët e komitetit serb të Kosovës sepse ka shumë qytetarë të komunitetit serb të Kosovës e përkrahin FSK, janë pjesëtar të FSK-së dhe ka shumë kërkesa që ata edhe në të ardhmen të jenë pjesëtar të FSK-së, por fatkeqësisht disa prej tyre janë të kërcënuar dhe me padurim e presin mundësinë që shteti jonë t’i krijojë kushte të evitojë ato kërcënime që ata të bëhen edhe numër më të madh në FSK, për të cilën kanë respekt”, tha ai. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak73% e lojtarëve aktivë të basteve pranojnë përjetimin e stresit
Artikulli tjetër‘Bastet’ me procedurë të përshpejtuar në Kuvend