Ballina Flash

TKOB, masterclass për evidentimin e promovimin e sopranove të reja

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për masterclass në programin e parë profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike.

Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të sopranos lirike Donata D’annunzio Lombardi, fituese e çmimit prestigjioz “Puccini 2019” dhe e njohur si një ndër interpretueset më të mëdha të muzikës puçiniane, e cila ka debutuar rolet më të rëndësishme pucciniane që nga viti 1991 deri më sot, të tilla si Musetta, Mimì, Magda, Liù, Madama Butterfly, Suor Angelica, Manon Lescaut, Tosca.

Përgjatë 5 ditëve, nga data 3-7 mars, artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht pa pagesë, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli.
Përveç aplikimeve për pjesëmarrje në masterclass, do të mund të aplikohet edhe për pjesëmarrje për dëgjim.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShefi i FA-së: Rritje e bashkëpunimit në operacionet e mbështetjes së paqes në rajon
Artikulli tjetërKursi i Mjekësisë Sportive, Todhe: FSHF arrin nivelet europiane të organizimit të kurseve