TIRANË, 31 Mars/ATSH/ – Në “Rrugën e Kombit” u zhvillua sot një protestë kundër tarifës që pritet të vendoset në këtë aks që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Protesta ka nisur në orën 11:00 në afërsi të sporteleve, ku do të paguhet taksa për të kaluar në “Rrugën e Kombit”, ndërsa qytetarët kanë bllokuar qarkullimin duke u përplasur me policinë.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të sporteleve duke thyer xhamat dhe më pas i kanë vendosur zjarrin sporteleve, që janë ngritur nga kompania koncesionare.
Protestuesit kërkojnë heqjen e tarifës në “Rrugën e Kombit”. /k.s/m.m/





















