Ballina Flash

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ 11 shkurti është njohur nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë. Kjo ditë është një mundësi për të promovuar aksesin dhe pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë në shkencë për gratë dhe vajzat.

Një hendek gjinor ka vazhduar përgjatë viteve në të gjitha nivelet e disiplinave të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës në të gjithë botën. Edhe pse gratë kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt rritjes së pjesëmarrjes së tyre në arsimin e lartë, ato janë ende të nënpërfaqësuara në këto fusha. 11 shkurti është një kujtesë se gratë dhe vajzat luajnë një rol kritik në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë dhe se pjesëmarrja e tyre duhet fuqizuar.

“Barazia gjinore ka qenë gjithmonë një çështje thelbësore për Kombet e Bashkuara. Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave do të japin një kontribut vendimtar jo vetëm për zhvillimin ekonomik të botës, por edhe për përparimin në të gjitha synimet dhe objektivat e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm”, shkruhet në faqen online të OKB.

Trajtimi i disa prej sfidave më të mëdha të Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm, nga përmirësimi i shëndetit te luftimi i ndryshimeve klimatike , do të mbështetet në shfrytëzimin e të gjithë talenteve. Kjo do të thotë që më shumë gra do të punojnë në të ardhmen në këto fusha.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia franceze “Voyages et Tourisme”: Udhëtoni në Shqipëri, akomodohuni në hostelet më të mira në Tiranë
Artikulli tjetërZjarri në QSUT, pacientët jashtë rrezikut, situata në kontroll