Ballina Bota

DOHA – Katari: Hamasi përgjigje pozitive për armëpushim ​

DOHA, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Hamasi ka dorëzuar një përgjigje ndaj propozimit për një armëpushim të ri në Gaza, tha sot kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

“Ne kemi marrë një përgjigje nga Hamasi, ka disa vërejtje, por në përgjithësi është një përgjigje pozitive”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Doha.

“Kjo na çon drejt optimizmit”, shtoi Mohammed.

Blinken tha se ata kanë studiuar përgjigjen dhe se ajo i është përcjellë Izraelit.

Në një deklaratë, Hamasi i konfirmoi ndërmjetësuesve të Katarit dhe Egjiptit përgjigjes e tij duke shtuar se e kishte trajtuar propozimin me “një frymë pozitive”. //a.i/
​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – OKB: Mbi 3 milionë të pastrehë pas tërmetit shkatërrues në Turqi
Artikulli tjetërBasha: Lufta për interesa personale brenda PD-së, faturë e madhe për shqiptarët