Ballina Ekonomi

Nxitje turizmit në Shkodër me molin në urën e Bunës

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Qeveria po zgjeron investimet në Shkodër, me qëllim nxitjen e turizmit në këtë rajon.

Punimet për ndërtimin e molit tek ura e vjetër e Bunës po vijon me ritme të shpejta. Ky investim pritet të ketë ndikim të dukshëm jo vetëm në lundrimin e Bunës dhe liqenit të Shkodrës por edhe në turizëm. Ky investim, që kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove, pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër.

Aktualisht po punohet në ndërtimin e mureve ku parashikohet që të ankorohen edhe mjetet e vogla lundruese, ndërsa një investim të tillë e vlerësojnë edhe qytetarët.

Pjesë e rikualifikimit të molit është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – UNRWA: Ndihmat do të zgjasin deri në fund të shkurtit pas pezullimit të fondeve nga donatorët
Artikulli tjetër100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës, figurë e shquar e teatrit dhe kinematografisë