Ballina Ekonomi

Siguria ushqimore, 9 masa administrative paralajmëruese

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Garantimi i sigurisë ushqimore dhe hedhja në treg e produkteve të sigurta për konsum human është fokusi i veprimtarisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili vazhdon kontrollet dhe monitorimet rigoroze të produkteve ushqimore.

AKU bën të ditur se, nga kontrollet e inspektimet e kryera, për shkeljet e evidentuara ka  vendosur 9 masa administrative paralajmëruese dhe 13 masë gjobë në vlerën totale të 1 360 000 lekëve.

Sipas AKU gjatë javës 8-14 janar 2024 janë kryer 1251 inspektime dhe monitorime në subjektet dhe njësitë e ndryshme tregtare në shkallë vendi, teksa 1181 kontrolle janë kryer në pikat e kalimit kufitar.

“Janë bllokuar 352 kg produkte jashtë standardeve për konsum dhe janë asgjesuar 5798 litra produkte ushqimore, ndërsa janë kryer 52 analiza gjatë kësaj jave”, bën të ditur AKU.

AKU thotë do të vijojë monitorimet, por edhe këshillimin e subjekteve për ndjekjen e praktikave më të mira të prodhimit duke rritur kështu cilësinë e produkteve ashtu si edhe promovimin e mëtejshëm të tyre.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO mobilizon 90 000 trupa për manovrat më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë
Artikulli tjetërSTRASBURG – BE rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave