Ballina Aktualitet

Ndihmë në shitjen e narkotikëve, AMP procedon nënkomisarin në Shkodër

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Tiranë) njoftoi se ka arrestuar në flagrancë shtetasin W.H., 27 vjeç, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, si edhe ka proceduar në gjendje të lirë punonjësin e policisë nënkomisar H.P., me detyrë specialist në Seksionin kundër Narkotikëve në DVP Shkodër.

Procedimi penal në ngarkim të tyre ka nisur pasi në datë 15 janar, rreth orës 19:30, shtetasi W.H., me kombësi siriane e shtetësi shqiptare, me precedentë të mëparshëm kriminal, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë duke qarkulluar me automjetin në pronësi të punonjësit të policisë H.P., e gjatë kontrollit personal iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe rolin e punonjësit të policisë H.P.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme, 4 të proceduar në Delvinë
Artikulli tjetërTregu valutor, forcohet euro bie dollari