Ballina Ekonomi

Tregu valutor, forcohet euro bie dollari

TIRANE, 18 janar /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari amerikan u nënçmua me 0.12 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0.06 lekë në kuotën e këmbimit me 103.76 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane ra në vlerën e 95.31 lekëve.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas.

Një euro e fortë penalizon klientët e bankave që kanë marrë kredi në këtë monedhë. Gjithashtu i bën më të shtrenjta importet, si dhe rrit kostot e qeverisë për pagesën e borxhit të jashtëm. Avantazh kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Forcimi i euros është pasojë jo vetëm e ecurisë së bursave, ku në këto të fundit monedha europiane ka fituar pikë kundrejt dollarit, por edhe për shkak të rënies disi të dërgesave të emigrantëve në këtë periudhë, pas festave të Vitit të Ri.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 95.31 -0.12
Euro EUR 103.76 +0.06
Poundi Britanik GBP 120.81 -0.14
Franga Zvicerane CHF 110.26 -0.55
Jeni Japonez (100) JPY 64.45 -0.16
Dollari Australian AUD 62.56 +0.02
Dollari Kanadez CAD 70.64 +0.04
Korona Suedeze SEK 9.13 0.00
Korona Norvegjeze NOK 9.07 -0.03
Korona Daneze DKK 13.92 +0.01
SDR SDR 127.34 -0.16
Ari(OZ 1) XAU 191620.76 -1,684.52
Argjend(OZ 1) XAG 2151.38 -27.50
Juani Kinez (onshore) CNY 13.25 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 13.21 0.00
Lira Turke TRY 3.16 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihmë në shitjen e narkotikëve, AMP procedon nënkomisarin në Shkodër
Artikulli tjetërAksidentet rrugore në mbi 13 % të rasteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve