TIRANE, 26 Shkurt /ATSH/ – Moti këtë fillim jave në vendin tonë është me vranësira të dendura përkohësisht me intervale me diell në Perëndim.
Për shkak të temperaturave të ulta reshjet kryesisht do të jenë në formën e dëborës në të gjithë vendin.
Sipas shërbimit meteorologjik, në qytetet bregdetare në orët e mesditës reshjet kthehen në formën e shiut dhe llohës së dëborës.
Reshjet e borës do të jenë të herëpashershme me intensitet të dobët deri mesatar. Era me drejtim Verilindje-Juglindje 1-12m/sek. Deti paraqitet me forcë 3-4 me lartësi dallge 1.8 metër.
Ndërsa në disa zona ka mjegullë nga reshjet.
Temperaturat në vlerat minimale regjistrojnë vlera negative në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore temperaturat nuk dalin nga vlerat negative. e.xh/ /a.g/























